Kurti dhe Çobaj flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi

20 qershor 2025 | 13:30

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar të premten me ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Ata kanë biseduar për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit është bërë me dije se gjatë takimit është theksuar rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.

Kurti ka falënderuar ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 18 qershor, 2025, kancelarja e Arsimit në Nju-Jork, Melissa…