Kurti e Bulliqi vënë gurthemelin e ndërtimit të shkollës “Ilir Konushefci”

08 shtator 2022 | 17:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpëjtim Bulliqi kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të shkollës “Ilir Konushefci”në fshatin Llugë të Podujevës.

Kurti ka ritheksuar se duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore për zhvillimin e procesit mësimor, krijojmë parakushte për ngritjen e cilësisë në arsim.

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës po planifikon investime domethënëse veçanërisht në infrastrukturë, në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia dhe tre shtetet baltike kanë njoftuar se do të…