“Kurti e ka dëmtuar rëndë personalitetin e tij”, Muharremi: Nuk mund të përbuzësh partitë dhe pastaj të kërkosh bashkëpunim

08 prill 2025 | 19:36

Opinionisti Shenoll Muharremi ka komentuar refuzimin e Lumir Abdixhikut për ftesën e Albin Kurtit, duke theksuar se sjellja e Kurtit gjatë fushatës, veçanërisht më 9 shkurt, ka dëmtuar rëndë personalitetin e tij politik. Sipas Muharremit, nuk mund të përbuzësh partitë dhe më pas të kërkosh bashkëpunim, ndërsa theksoi se pushteti absolut nuk i bën hajr askujt.

Postimi i plotë:

Përkundër dëshirës së madhe për bashkëpunim mes partive politike, e kuptoj plotësisht qëndrimin e LDK-së. Nuk mundesh me u sillë ashtu me njerëz tjerë. Nuk mundesh me i përbuzë partitë, njerëzit dhe votuesit.

Ndoshta unë personalisht kam zemër dhe qëndrime më të buta, ndoshta kisha ba kompromis për shkak të interesit publik, e kisha taku dhe ja kisha kërku Kurtit KM-në dhe shumicën e qeverisë si kusht. Por njerëzit nuk ta falin. Thuhet që njerëzit nuk harrojnë si i bën me u ndi, prandaj kujdes me sjelljet politike.

Albin Kurti e ka dëmtu jashtëzakonisht personalitetin e vet gjatë kësaj fushate, e sidomos me 9 shkurt në shesh. Para një kohe i kam rekomandu me kërku falje publike se atë e kisha ba edhe vet, në vend të tij. Por ai po vazhdon mos me pranu realitetin e ri. Pushteti absolut na e ka prishë Kurtin.

Pushteti i madh nuk i bën hajr askujt. Shpresoj që kurrë më askush në Kosovë të mos fitojë 50% e të mos ketë aq fuqi politike, e aq më pak një oligarki politike si kjo që ka pas Kurti deri më sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shkrimn e fundit refuzues ndaj ftesës së Albin Kurtit…