Kurti e quan të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave

04 nëntor 2021 | 17:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i Bashkimit Evropian (BE).

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, Kurti në Kuvend ka thënë se Kosova është e përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim.

“Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionalë për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli është vendim i padrejtë dhe dritë shkurtër. Parlamenti është vendi ku kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit, pasi aty është vendi ku mbrohet Evropa si kontinent dhe jo i vendeve anëtare”, ka thënë ai.

Më tutje, Kurti ka thënë se ndryshimet demokratike që kanë ndodhur në Kosovë kanë sjell stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja si klubi më i pasur socio-ekonomik në botë. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim. Të njëjtën kohë jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Deri në fund të këtij viti pritet të ketë rritje dyshifrore në përqindje të brutoproduktit vendor”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën për të shpallur…