Kurti jep detaje për takimet e zhvilluara në Mynih

19 shkurt 2023 | 10:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Atje ai ka zhvilluar takime të shumta me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme.

*Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, dje takova liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vendet mike, pjesëmarrës në këtë konferencë”.

“Në takimin me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe Francës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve u ritheksuan në takimin me senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

“Ndërsa me Senatorin Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, biseduam për partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona dhe fuqizimin e mëtejmë të tij”.

“Me Lord Stuart Peach biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se Dldeputetët e Bundestagut gjerman nga Partia Social Demokrate, Partia Liberale dhe CDU, Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverdi, i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë.

“Me Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it. Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock e njoftova për suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bisedova me Drejtorin Ekzekutiv të kësaj agjencie, Fatih Birol. Në takimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, diskutuam për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga ShBA-të dhe Italia”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ishin në qendër të takimit me Presidenten e BERZh-it, Odile Basso.

“E sot na presin edhe takime tjera të rëndësishme”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angel di Maria ndau mendimin e tij për Lionel Messin…