
Kurti, Konjufca e Vitia bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
05 nëntor 2021
| 10:49
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Bashkë me Kurtin, Konjufcën e Vitin, ishin edhe familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.