Kurti: Kosova ka qeveri në detyrë, Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë

27 maj 2025 | 14:06

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të 22 më radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se përkundër situatës politike, Kosova vazhdon të ketë një qeveri në detyrë.

Ai ka thënë se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndryshe nga formimi i qeverisë, që e sheh si përgjegjësi të partisë së tij Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se tashmë edhe çështja e votimit të fshehtë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka uruar për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë.

“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë. Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e…