Kurti me gjuhë përçarëse në Zvicër, i “sulet” partive tjera: Më shumë ka pasur armatim e municion nëpër oda sesa në kazerma

13 dhjetor 2025 | 23:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka kthyer kasetën me gjuhën e vjetër dhe fyese ndaj ish-qeverive teksa ka krahasuar qeverisjen e tij në një tubim në Zurich të Zvicrës.

Pa asnjë fakt në këtë tubim ai ka thënë se qeveria e mëparshme kishte investuar vetëm 4 milionë euro në ushtri, ndërkaq me ardhjen e tij, ka thënë se janë investuar 400 milionë euro.

“Bile atëherë më shumë ka pasur armatim policia e Kosovës sesa ushtria”, ka thënë ai para.

“Bile a e dini çfarë? Më shumë ka pasur armatim e municion nëpër oda sesa në kazerma të ushtrisë”, ka pretenduar ai para turmës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza energjetike që ka kapluar vendin, duket se do të…