Kurti me homazhe për nder të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, por çka shkroi ai në librin e zisë?

24 prill 2026 | 14:54

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për nder të jetës dhe veprës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja.

Me këtë rast kryeministri Kurti shkroi në librin e zisë: Akademik e profesor Rexhep Qosja është mendje e ndritur që do të udhëzojë edhe shumë breza të tjerë pas nesh se si të ecin përpara në të ardhmen më të mirë për kombin e shoqërinë, me punë të palodhshme, mendim kritik, dashuri për atdheun dhe dije që zgjerohet. Vepra e tij e mbijeton shumëfish jetën e tij. Jeta jonë fiton shpresë me veprën e tij. Letërsia dhe historia, gjuha dhe publicistika e kanë gjurmë të thellë Rexhep Qosjen. U prehtë në paqe!

May be an image of book, diary and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Shala shpall te pavlefshme 3 dëftesat QK “11 Marsi.…