Kurti mirëpret vendimin e Osmanit për caktimin e 28 dhjetorit për mbajtjen e zgjedhjeve

20 nëntor 2025 | 14:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mirëpritur caktimin 28 dhjetorit nga presidentja Vjosa Osmani për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se ka thënë se 28 dhjetori bëhet më madhështor kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje

“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…