Kurti mori pjesë në përurimin e librit të Majlinda Bregasit, e çmoi rëndësinë e tij

16 tetor 2025 | 10:13

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dje ka marrë pjesë në promovimin e librit të Majlinda Bregasi, me titull “Arti i pushtetit: aktet gjuhësore në diskursin politik shqiptar”, botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përfaqësues institucionalë, studiues dhe studentë, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e këtij botimi në analizën e diskursit politik dhe pushtetit të gjuhës në hapësirën shqiptare.

Kryeministri Kurti vlerësoi se libri sjell një qasje të thellë filozofike, të frymëzuar nga teoritë e filozofit britanik J. L. Austin, duke hapur një dritare të re mbi mënyrën se si gjuha politike jo vetëm pasqyron, por edhe ndërton realitetin shoqëror dhe institucional.

“Ky libër na fton ta shohim komunikimin si një hapësirë të përbashkët ku formohet mendimi, ku pushteti ngrihet dhe bie, e ku marrëdhëniet mes nesh marrin formë”, u shpreh Kurti.

Ai falënderoi autoren për ftesën dhe për një vepër që nxit reflektim mbi rolin e gjuhës në jetën publike dhe politike të shoqërisë moderne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për Kuvendin Komunal të Klinës, Leonora Jaha Dakaj, është…