Kurti: Nga 1 janari paga minimale bëhet 425 euro

09 dhjetor 2025 | 13:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, paga minimale në Kosovë bëhet 425 euro bruto, nga 350 euro sa është tash.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) është takuar…