Kurti nga Boletini: Fetah Peci do ta çojë Zveçanin përpara me zhvillim dhe dinjitet

03 tetor 2025 | 16:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për vizitë në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit për ta përkrahur kandidatin për kryetar, Fetah Peci.

Kurti para pjesëmarrësve ka deklaruar se kandidanti për kryetar, Fetah Peci, sipas tij do ta qon vendin përpara me zhvillim dhe dinjitet tek secili qytetar.

Tutje, ai shtoi se Boletini është vendbanim i qëndresës, sakrificës dhe dëshmi që e ardhmja e shqiptarëve në veri të Kosovës është e sigurt.

“Është nder i madh për mua të jem sot bashkë me juve këtu, kur na ndajnë vetëm 9 ditë nga zgjedhjet lokale e 12 tetorit, me ç’rast e kemi Faton Pecin, kandidantin për kryetar i cili pa dyshim do të na shpie përpara edhe zhvillimin edhe dinjitetin të secilit qytetar. Është nder për mua sepse ky është një fshat i cili mban mbi supe historinë dhe krenarinë tonë, Boletini është vendbanim i qëndresës, sakrificës, besës dhe gjithashtu Boletini i Isës është dëshmi që e ardhmja e shqiptarëve në veri të Kosovës është e sigurt dhe barabartë”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet…