Kurti ngushëllon familjen Ademaj në Pejë, pas humbjes së dy familjarëve si pasojë e vërshimeve

25 qershor 2023 | 12:20

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Ademaj, pas humbjes së dy familjarëve të tyre si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vërshimeve në…