
Kurti: Nisin punimet për 135 banesa të përballueshme e sociale në Pejë
28 maj 2025
| 19:38
Peja është bërë komuna e katërt që përfiton nga projekti qeveritar për Banim të Përballueshëm dhe Social, ka njoftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Sipas tij, sot kanë nisur punimet për ndërtimin e 135 banesave në dy ndërtesa – 103 për banim të përballueshëm dhe 32 për banim social, në një sipërfaqe prej 22,362 m².
“Banesat do të jenë të katër tipeve: 53 m², 66 m², 77 m² dhe 87 m², të destinuara për çifte të reja dhe prindër vetushqyes. Deri më tani, në kuadër të këtij programi, janë në ndërtim e sipër gjithsej 404 njësi banesore në disa komuna të Kosovës”, thuhet në postimin e Kurtit.