
Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por kemi thënë që e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
06 gusht 2025
| 14:14
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizitë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka folur edhe për bllokadën politike në vend.
Ai ka thënë se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje.
Kurti ka deklaruar se nuk e di se cili do të jetë vendimi dhe zgjidhja që do të japë Kushtetuesja, por ka thënë se kanë deklaruar që do ta respektojnë vendimin. “Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë. Do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Le të presime dhe pak ditë”, ka thënë Kurti.