Kurti pas takimit me ndihmëssekretarin e Shtetit: SHBA, aleate e palëkundur e Kosovës

13 korrik 2025 | 10:47

Kryeministri në detyrë dhe deputeti, Albin Kurti, shkroi edhe në “X” për takimin e djeshëm me Brendan Hanrahan, Zyrtarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, takim ky që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe”, shkroi ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ndryshe, ndihmëssekretari i Shtetit Hanrahan, para mbërritjes në Kosovë, ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim janë diskutuar temat globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

 

Shpërndaje në:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Agim…