Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin

28 qershor 2025 | 19:42

Krerët e partive politike në Kosovë nuk kanë arritur marrëveshje për dalje nga bllokada për konstituim të Kuvendit, as pas një takimi të shtunën që ka zgjatur mbi dy orë.

Takimin e ka thirrur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Takimi është zhvilluar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Pas takimit, kreu i LV-së, Albin Kurti, tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë keqlexuar aktgjykimin dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese s’e ka shpallur Komisionin jokushtetues, dhe se askund nuk thuhet që Avni Dehari ka bërë ndonjë shkelje.

“PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht. Nuk është as qëllimi dhe as kuptimi ajo që po thuhet nga PDK dhe LDK. Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që Komisioni është jokushtetues dhe nuk thotë askund që Avni Dehari ka bërë shkelje. Nuk mund ta gjeni asnjë fjali, prej se ka filluar me seancën konstituive”, ka thënë Kurti pas takimit me liderët politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë…