Kurti: PDK-ja dhe LDK-ja po bëhet bashkë në komuna për ta dëmtuar LV-në
                04 nëntor 2025
                |  12:42
            
        Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar koalicionet e PDK-së dhe LDK-së në disa komuna në Kosovës.
Në adresimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, ku do të caktohet mandatari i dytë për kryeministër, ai ka thënë se këto parti po bën bashkë kundër LV-së.
Sipas tij, qëllimi i vetëm i këtyre koalicioneve është dëmtimi i kandidatëve të LV-së.
“Kudo ku LV-ja është në balotazh me LDK ose PDK, këto të fundit po bahen bashkë kundër LV-së me idenë që të pamundësojnë ndryshimet edhe në nivelet, me të vetmin qëllim për t`i dëmtuar kandidatet e lëvizjes”, ka thënë Kurti
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        