
Kurti për rizgjedhjen e Macronit: Fitoi shpresa mbi frikën
Rizgjedhjen e Macronit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quajti fitore të shpresës mbi frikën “dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet.
“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, shkroi tutje Kurti.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka fituar mandatin e dytë, tregojnë të dhënat e para të projeksioneve, pas mbylljes së qendrave të votimit në orën tetë.
Macroni ka fituar 58.2 për qind të votave, raporton France 24, duke iu referuar rezutateve të Institutit të anketimeve, Ipsos.