
Kurti për televizionin slloven: Bullizimi i Beogradit është problem, na duhet ndihma e ndërkombëtarëve
28 gusht 2023
| 15:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Ai ka dhënë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë ( RTVSLO), një pjesë të shkurtër të të cilës e ka shpërndarë në “story” të “Facebook”-ut.
Kurti ka thënë se Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen dhe për këtë ka thënë se ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit evropian.
“Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen, kështu që ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, për çka kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE-së”, ka thënë Kurti.