
‘Kurti refuzon t’i përgjigjet prokurorisë kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij’
03 shtator 2025
| 11:14
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin ku Faton Klinaku i OVLUÇK-së po akuzohet për kërcënim ndaj tij.
Çitaku ka shkruar në “Facebook” se kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, Kurti refuzon t’i përgjigjet prokurorisë.
“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, ‘krimi’ i të cilit ishte një status në Facebook. Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë. Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë”, ka shkruar Çitaku.