Kurti shkruan për arrestimet e “spiuneve” të BIA-së, Munishi tallet keq: Tash besoj lirohet rryma

07 qershor 2025 | 16:01

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka lavdëruar institucionet e sigurisë dhe të policisë për arrestimet e të dyshuarve për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA).

Ndonëse kohe të fundit nuk ka pasur ndonjë lëvizje për këtë çështje, ai ka bërë një përmbledhje të këtyre rasteve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se arrestimi i pesë personave brenda një viti është rezultat i operacioneve të suksesshme të këtyre institucioneve.

Në statusin e Kurtit ka reaguar trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi.

Ky i fundit ka ironizuar, duke thënë se tash beson se do të lirohet rryma.

“Ju lumtë Kryeminister , tash besoj lirohet rryma”, ka komentuar Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për tre kosovarët…