Kurti sot shkon në Burgun e Dubravës, përkujtohen të vrarët

22 maj 2025 | 09:04

Sot (e enjte) bëhen 26 vjet nga masakra në burgun e Dubravës.

Në nderim të të rënëve në këtë masakër, në Burgun e Dubravës do të mbahet një tubim përkujtimor.

Në këtë tubim përkujtimor pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe përfaqësues të partive politike dhe të mbijetuar të kësaj masakre.

“Njoftojmë të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, si dhe të gjithë të interesuarit, se me datën 22.05.2025 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe në nderim të 118 të burgosurve të vrarëve, mbi 300 tjerë të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 26 vjet më parë, (19-24 maj 1999). Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 10:30. Ftojmë mediet që ta përcjellin këtë aktivitet përkujtimor në nderim të 26-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë nga shteti i Serbisë. Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin: 044/49-127-434 dhe 044255554”, ka njoftuar Këshilli Organizativ i tubimit përkujtimor për masakrën në Burgun e Dubravës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yoni Kalin dhe Katie Kalisher thonë se ishin brenda muzeut…