Kurti thotë se do të ketë rritje të pagës minimale, pensioneve dhe shtesave për fëmijë

31 tetor 2025 | 10:17

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, tha se ka propozim për rritje të pagës minimale në sektorin privat.

Sipas tij, kjo rritje, prek rreth 150 mijë punëtorë të këtij sektori.

“Përveç rritjes së pagave në sektorin publik, kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat, sepse nga Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve, kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojë në rreth 150 mijë të punësuarve”, tha Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se nga nesër, me fillim të muajit nëntor, do të rritet pensioni nga 120 euro në 150 euro.

“Sot ka lajme të mira është për pensionistët, sepse pensioni minimal nga 120 euro, do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë, me kategori të pensioneve bazike, ato për persona me aftësi të kufizuara, për të rritur, por edhe për fëmijë, pensionin familjar, por edhe pensioni invalidor i punës”.

Po ashtu, kryeministri në detyrë thotë se shtesat e fëmijëve do të rriten për 50% nga muaji nëntor.

“Lajm i mirë edhe për nënat, që m arrin shtesa për fëmijët. Nga muaji nëntor, shtesat për fëmijët nga 0 deri 16 vjeç, e që janë rreth 400 mijë, do të rriten për 50%. Pra një nënë me dy fëmijë, që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhëm do të marrë 60 euro”, u shpreh tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka thënë në mbledhjen e sotme se…