Kurti tregon se çfarë diskutoi dje me Ramën në Tiranë

14 shtator 2022 | 13:38

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për medie ka folur për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë së martës në Tiranë.

Kurti ka thënë se takimi me Ramën ishte shumë i mirë, konstruktiv e pozitiv si dhe kanë folur për temat aktuale.

“E para ishte siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë të dëmshme e kriminale.. Ju e dini që sot kemi themeluar Agjencinë për sigurinë kibernetike”, ka deklaruar Kurti.

Ai më tej bëri me dije se temë e dytë ishte sfidat me krizën energjetike, ndërkaq njoftoi se KEK dhe KESH kanë bashkëpunim shumë të ngushtë.

“Gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike Shqipërisë, në mënyrë që të na ndihmojnë gjatë dimrit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona dollarë platformën Alphabet…