Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

22 prill 2024 | 12:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje komuniteteve joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Kurti ka thënë se komunitetet janë vlerë e identitetit të Kosovës.

“Komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i shtetit tonë. Shoqëria jonë është e pasur sepse ju jeni pjesë e saj.  Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë. Ai nuk është thjesht një shënim statistikor; është deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë. Nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni!”, ka  shkruar Kurti në “Facebook”.

Këtij shkrimi, Kurti ia ka bashkangjitur edhe një video.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard…