Kurti viziton Panairin e Librit në Prishtinë: Libri, mjeti kryesor i një shoqërie të hapur

14 qershor 2025 | 14:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar Panairin e Librit në Prishtinë.

Ai ka thënë se Panairi i librit kësaj here ravijëzon krijimtarinë letrare shqiptare dhe përvojat më të hershme dhe më të bukura të njeriut: marrëdhënien me librin.

“Numri i titujve të rinj është rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000, e këtë vit vijnë nga rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora”.

“Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, na përkujton se krijimtaria dhe fuqia e mendimit të artikuluar në faqet e një libri, prek horizonte e thellësi të reja ndjenje e ndjeshmërie, dije e vetëdije të cilat inteligjenca artificiale mundet vetëm t’i lakmojë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se libri është mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, për një mendje të hapur. “Sepse libri të sjell lirinë shpirtërore dhe atë mendore. Tituj ka shumë, që nga Rilindasit tanë deri te botimet më të fundit e aktuale, e dëshiroj dhe ftoj sa më shumë të rinj e të reja që t’i shfletojnë dhe shfrytëzojnë. Kohë ka edhe sot, edhe ditën e nesërme”, ka pohuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se lufta dhe…