Kurtizimi i Kuvendit

19 qershor 2025 | 13:05

Shkruan: Faton Abdullahu

Çfarë nënkupton kjo, pra ‘kurtizimi i Kuvendit të Kosovës’ ? Kjo nënkupton paralizimin e institucioneve të shtetit duke ushtruar pushtet jo legjitim si gërshetim i djallëzisë plotë inat, përfitimit jashtëligjshëm për një parti dhe dëme kontinutive për vendin. A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po, sepse me kurtizimin e Kuvendit ata që ishin në pushtet tash e 4-5 vite po arrijnë :
1) Të vazhdojnë të jenë në pushtet dhe të menaxhojnë me parat dhe t’ipërdorin e keqpërdorin të dyja, thua se çdo gjë është brenda parametrave normale.
2) Të mos kenë probleme me kundërshtimet normale opozitare të cilave nuk ua jep fjalën as edhe për një minutë në foltoren e Kuvendit.
3) Të mos merret me dialogun Kosovë -Serbi, apo thënë më saktë, të merret aq sa i leverdis dhe ta injoroj kur do, me justifikimin – ende nuk ka Qeveri e institucione përkatëse.
4) T’i mbaj në distancë raportet me SHBA-në, për të cilët ka dëshmuar kohë të gjatë se nuk i ka preferencë dhe nuk është partner, as i duhur as entuziast.
5) Të mos bashkëpunoj (Kurti) me Shqipërinë sepse e konsideron Edi Ramën eklipsuesin e tij më të madh.
6) Të mos jap përgjegjësi për shumë zhvillime, ngecje e defekte me justifikimin – s’kemi qeveri, as institucione me fajin e partive tjera ish opozitare
7) Ta qoj vendin në zgjedhje parlamentare në të njëjtën kohë me ato lokale, për arsye përfitimi në komuna të caktuara të cilat i ndëshkon tash sa kohë, sidomos, në kohën e ‘qeverisjes në pauzë’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur takimi i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës…