
Kusari-Lila: Java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e presidentit
01 prill 2021
| 12:57
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se java e ardhshme do ta definojë qartë çështjen e presidentit të ri të vendit.
“Java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e Presidentit, pra, java e ardhshme do ta definojë qartë ditën dhe datën e seancës për zgjedhjen e presidentit. Nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo seancë të thirret për javën e ardhshme”, ka thënë Kusari-Lila për “KlanKosova”.