Kusari-Lila: Nuk po dështon zgjedhja e Haxhiut, por votimi i fshehtë

13 maj 2025 | 11:18

Deputetja nga radhët e partisë Vetëvendosje, Mimoza Kusar-Lila, ka thënë se nuk po dështon votimi i Albulena Haxhiut, por komisioni për votimin e fshehtë.

Haxhiu, ka thënë ajo, “i ka votat” duke u thirrur në një “vullnet të deputetëve” të cilët s’po lejohen ta manifestojnë këtë nga subjektet e tyre.

“S’është duke u votuar për Haxhiun, por për komision të fshehtë”.

“Votimi i fshehtë do të mund të sillte rezultatet tjera… Vullneti i partive tjera tregohen që nuk kanë kundërshti në raport me kandidatin”.

“Ata po e tregojnë mosbesimin në deputetë të tyre. Ka vullnet për ta votuar Haxhiun, por presoni i subjekteve të tyre”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Corriere della…