Kusari-Lila për bllokadën në Kuvend: T’i thërrasim mendjes, ta kapërcejmë ngërçin

22 korrik 2025 | 12:43

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje të gjitha partive pa dallim që t’i thërrasin mendjes, të ulin tonin e polarizimit dhe ndasive dhe të kapërcejnë  ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në një konferencë për medie ka thënë obligimi kushtetues është shndërruar në veprim politik nga disa subjekte.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të 50 përpjekjeve të dështuara për Kuvendin e Kosovës, në të cilin institucione, subjekte të caktuara, fatkeqësisht kanë vendosur që një obligim kushtetues ta marrin si një veprim politik. Edhe sot, nga këtu, thirrje të gjitha partive pa dallim që t’i thërrasin mendjes, të ulin tonin e polarizimit dhe ndasive, të cilat po mundohen të ushqehen në Kuvendin e Kosovës, të marrin pjesë në votim sipas vullnetit të tyre dhe të kapërcejmë këtë ngërç, i cili po i kushton vendit dhe qytetarëve të saj. Më e rrezikshme është humbja e besimit nga brenda dhe e kemi vështirë ta rikthejmë dinamikën e angazhimit, qoftë për të mirën e vendit, qoftë për të mirën e tyre”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë konferencë, Kusari-Lila, ka bërë me dije se Alternativa do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna: Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Vendimi i 22…