Kusari: Opozita po bën shkelje me mosvotim në Kuvend

11 maj 2025 | 11:12

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha sot se opozita është duke bërë shkelje me mosvotim në Kuvend.

Ajo tha se opozita me mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit të ZRRE-së, është duke bërë propagandë, pasi këto veprime, sipas saj, nuk kanë as një efekt.

“Kemi ardhur në një situatë paradoksale në raport edhe me kërkesat dhe veprimet e opozitës, të cilat do të duhej të ishin aktivisht të angazhuar në votim. Nuk kanë asnjë efekt, siç është rasti me çështje e vendimmarrjes së ZRRE-së. Po bëjnë veprime, po bëjnë shkelje në Kuvend, duke mos votuar. Janë duke mbledhur nënshkrime. Ngritje e çështjeve që nuk asnjë efekte real, përveç propagandë që kinse po brengosen për qytetarët”, tha Kusari-Lila, raporton Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka votuar në shkollën “Kosova”…