Kusari: Opozita s’po ofron zgjidhje për krizën energjetike

24 janar 2022 | 13:23

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupi parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka vlerësuar si të paarsyeshme seancën e sotme parlamentare, e cila është thirrur nga subjektet opozitare për të diskutuar rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas saj, seanca e jashtëzakonshme do të arsyetohej nëse opozita do të ofronte zgjidhje apo alternativa për t’u përballur me krizën energjetike. “Seanca e sotme do të arsyetohej sikur të kishte qëllim ofrimin e zgjidhjeve konkrete apo alternativave të pashqyrtuara”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka deklaruar se subjektet opozitare nuk e kanë seriozisht shqyrtimin përmbajtjesor të krizës energjetike.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka analizuar ndeshjen kundër Elches,…