
Kush ishte 29-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës
20 maj 2025
| 08:31
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjec, ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra.
Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta, raporton Topchannel.
Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.
Dy vite me pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.