
Kushtetuesja vendos sot për kufizimin e lëvizjes
25 mars 2020
| 09:49
Avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të marrë vendim sot lidhur me kërkesën që ia ka parashtruar dje presidenti Hashim Thaçi.
“Gjykata Kushtetuese sot do të marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve”, tha Koci në KTV.
Dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës njoftoi se ka pranuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “vlerësimin e çështjes së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore që mbrohen me Kushtetutë”.
Po ashtu, gjykata njoftoi se kërkesa e presidentit është që ajo të “vendosë masë të përkohshme ndaj çështjes së ngritur, deri në vendimin përfundimtar”.