Kushtrim Sadiku me detaje: Kam informacione se VV ia jep kryekuvendarin LDK-së

20 maj 2025 | 22:59

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare Kosova ende nuk ka arritur konstituimin e Kuvendit, tentativë kjo e dështuar tashmë për të 18-tën herë.

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Politiko” në Kanal10, Kushtrim Sadiku bëri të ditur se ka informacione të mundura koalicioni mes VV-së e LDK-së.

Sadiku tha se posti i kryekuvendarit i është ofruar LDK-së, gjë që mund ta zhbllokoj ngërçin politik.

“Informacionet që po i marr këto momente është që ka një mundësi të zhbllokohet situata duke iu orfruar kryekuvendi LDK-së. Duke e gjetur një zgjidhje të përbashkët në këto tri variante”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skenë tronditëse është parë sonte në lagjen Ulpiana të…