
Kuvendi del me njoftim për vazhdimin e seancës së 19-të
20 maj 2025
| 11:22
Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër në ora 11:00.
Kjo do të jetë hera e 19-të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky proces ka ngecur te pika e votimit të kryeparlamentarit.
LV-ja po këmbëngul në kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, propozim që nuk po gjen përkrahjen e opozitës.
Partitë tjera kanë kërkuar që Kurti ta ndërrojë kandidaten, pasi sipas tyre Haxhiu është “figurë përçarëse”.