Kuvendi i Kosovës e miraton ligjin anti-doping

10 mars 2023 | 16:19

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar të enjten ligjin anti-doping, me të cilin krijohen kushtet e nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë së Anti-Dopingut KosADA.

KosADA deri më tani ka vepruar në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Përgjegjësitë e KosADA-s janë:

– Testimin gjatë dhe jashtë garave;

– Procesin e menaxhimit të rezultateve të mostrave;

– Mirëmbajtjen e listës së substancave të ndaluara në sport;

– Edukimin e sportistëve dhe të gjithë komunitetit sportiv për dopingun.

Objektivat kryesore të projektligjit janë: fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kukësi ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë…