Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi kornizën afatmesme buxhetore 2023-2025

30 qershor 2022 | 12:41

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetarit Arian Tahiri dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht në këtë mbledhje u propozua si pikë shtesë për rend të ditës; Propozim-vendim për lirimin e oborreve të shkollave të mesme dhe fillore për vendparkingje për mërgimtarët.

Më pas kryesuesja Broja ka propozuar rendin e ditës për miratim, me ç’rast asamblistët e Kuvendit me shumicë votash aprovuan këtë rend dite. Në vazhdim u shqyrtuan këto pika; Draft-Rregullore për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës të paluajtshme të Komunës; Korniza Afatmesme Buxhetore- komunale 2023-2025; Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Mitrovicës së Jugut (pjesa e mbetur); Propozim-vendim për aprovim të transferit; Propozim-vendim për lirimin e oborreve të shkollave të mesme dhe fillore për vendparkingje për mërgimtarët; Kërkesë për mbështetje financiare për OJQ- në “Shoqata e grave të Mitrovicës për të drejtat e njeriut”; Kërkesë për mbështetje financiare “Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës”, si dhe Kërkesë për mbështetje financiare AFSHV “Shqipet e Vogla”.

Po ashtu në këtë seancë u diskutuan edhe raport i panelit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të komiteteve konsultative; Raporti përmbledhës i Arsimit për periudhën 15 janar -15 qershor 2022 dhe raporti për gjendjen në shëndetësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, ka analizuar…