Kuvendi i Kosovës mban dy seanca

30 mars 2018 | 07:37

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 vazhdon pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16 dhe 23 mars, ndërkaq, nga ora 14:00 mban seancën e re.

Rendi i ditës së vazhdimit të seancës:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 16 dhe 23 mars 2018:

Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

Votimi në parim i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,

Votimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,

Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080.

Rendi i ditës së seancës së orës 14:00:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-021 mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-026 për azil,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-036 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të huajt,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-029 mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-037 për metrologji,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 06/L-041 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-031 për pajisjet nën presion,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-039 për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga burime të sigurta brenda qeverisë, gazeta "Epoka e re"…