
Kuvendi mblidhet sot në tentativën e dhjetë konstituive
03 maj 2025
| 08:01
Kuvendi i Kosovës këtë të shtunë po tenton për herë të dhjetë që të arrijë konstituimin.
Me kokëfortësinë e VV-së që e shohin Albulena Haxhiun si kandidate të denjë për kryetare Kuvendi, nuk po pajtohen opozita, transmeton Klankosova.tv.
Nga PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja thonë se nëse ndërrohet kandidati për kryeparlamentar, mund edhe të arrihet konstituimi.
Megjithatë, gjithçka mbetet të shihet sot me fillimin e seancës vazhduese nga ora 10:00.