Kuvendi miraton Projektligjin për zyrtarët publikë

07 prill 2022 | 16:17

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar të enjten në lexim të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për zyrtarët publikë.

I njëjti ka qëllim ndryshimin e nenit 22 që i jep mundësinë personelit akademik të universiteteve publike të vijojnë me procedurat për marrjen e gradave akademike edhe pasi zgjidhen deputetë.

Paraprakisht deputetët  kanë miratuar shmangien e afateve të parapara nga rregullorja e Kuvendit për miratimin e këtij projektligji.

Ndryshe, projektligji është iniciuar nga shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe është përkrahur edhe nga disa deputetë të partive opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi pësoi humbje nga Prishtina (2-1) në gjysmëfinalen e parë…