
Kuvendi nuk shkon në pauzë, zgjedhja e nënkryetarit serb kalon përmes shortit
26 gusht 2025
| 15:18
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka marrë vendim që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short.
Ai e ka arsyetuar këtë vendim duke e përmendur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar në vendimin e disa ditëve më parë se një kandidat mund të propozohet deri në tri herë.
Sllavko Simiq është propozuar tre herë dhe ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme.
Çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për propozimin me short?
Pika shtatë përcakton se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse.
Kjo procedurë administrohet nga kryetari i Kuvendit.