KV Peja, fitues i Kupës së Kosovës në volejboll

31 mars 2024 | 20:30

KV Peja është fitues i Kupës së Kosovës në volejboll për këtë sezon.

Klubi pejan triumfoi 3:1 në finale ndaj KV Ferizaj, në një duel tejet interesant.

Peja e fitoi setin e parë 25:20 dhe vazhdoi njëjtë në të dytin, ndonëse rezultati ishte më i ngushtë 25:23.

Në setin e tretë Ferizaj u tregua më i mirë, duke e fituar me shifrat e larta 26:28.

E seti i katërt ishte vendimtar, teksa pejanët nuk i lanë asgjë rastit duke fituar 25:19.

KV Peja e KV Ferizaj pritet ta thonë edhe fjalën vendimtare sa i përket kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të dielën pluhuri saharian ka përfshirë edhe territorin e…