Ky është bilanci i të lënduarve dhe dëmve pas tërmetit në Shqipëri

22 shtator 11:04

Qeveria e Shqipërisë është mbledhur në Ministrinë e Mbrojtjes pas tërmeteve në Tiranë dhe Durrës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke folur për dëmet ka thënë se ka pasur kryesisht dëme materiale në Durrës dhe Tiranë.

“Nuk kishte humbje në njerëz fatmirësisht. Moment i frikshëm dhe me pasiguri. Do bëjmë maksimumin për të akomoduar të prekurit. Mund të bëhët një punë më e mirë nga të gjithë ne për të informuar më mirë dhe që të mos mungojë kujdesi i nevojshëm. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimet dhe për të siguruar të gjithë të të prekurut për t’i dëmshpërblyer”, ka thënë Xhaçka.

Ndërkohë prefektja e Tiranës,  Suzana Jahollari ka raportuar se në orën 18:00  ishte mbledhur komisioni i emergjencave Tiranë duke parë situatën, pasi popullsia pati panik.

“Duke parë që më shumë kishte panik se dëme vendosëm të ngrinim qendrat e emergjencave përveç 4 qendrave të bashkisë, për tu treguar qytetarëve se nuk ishin vetëm. Aty ku ishin më tepër dëmtimet ngritëm 6 qendra pritëse, shpërndamë batanije, ujë dhe kishte edhe ambulanca. Pas orës 12 pati panik më shumë sidomos te Don Bosko. Sollëm çadra. Në 6 të mëngjesit montuam 19 çadra. Njerëzit nuk pranonin të iknin në qendra sociale”, ka thënë ajo.

Aktualisht ka punonjës në terren, që 187 dënime banesash, 20 pallate me çarje, por do bëjmë vlerësime të mëtejshme.

Prefekti i Durrësit ndërkohë ka thënë:  “Njerëzit ishin në panik të madh. bashkëpunuam me strukturat për të ulur panikun. Bashkia e Durrësit vuri në dispozicion grupet e emergjencës, nuk kishte viktima, 56 të ardhur në spital 21 me fraktura. Kemi 188 ndërtesa të plasaritura, 2 shkolla dhe 9 pallate”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Xhevë e…