Ky është çmimi i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës të hartuar nga ASHAK-u

02 dhjetor 2018 | 22:37

Afërsisht gjysmë milion euro i ka kushtuar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës finalizimi i projektit për Fjalorin Enciklopedik të Kosovës.

Që nga viti 2012 e deri në botimin e tij, për përpilimin e këtij projekti janë angazhuar një armatë njerëzish të fushave dhe profileve të ndryshme.

Gjatë afërisht shtatë vjetëve sa i është dashur ASHAK-ut, për ta përmbyllur projektin e nisur në 2011, para të majme janë dhënë edhe për këshillin bashkërendues, bordin dhe redaksinë qendrore, të përbëra nga akademikë, anëtarë të ASHAK-ut.

Sipas pasqyrave financiare të ASHAK-ut, në përgjithësi fjalori ka kushtuar 479,143.85 euro, ndërsa paratë për këtë projekt janë marrë nga buxheti i ASHAK-ut për mallra dhe shërbime, shkruan “kallxo.com”.

Vetëm për redaksinë qendrore të projektit për enciklopedinë janë paguar 85,786.50 euro, për bordin janë paguar 45,480. 00 euro, ndërsa për këshilli e enciklopedisë janë paguar 22,100.00 euro.

Për redaktorët e enciklopedisë janë paguar 59,065. 00 euro, ndërkaq anëtarët e redaksisë së fushave i kanë kushtuar ASHAK-ut 35 mijë euro.

Për hartuesit e zërave janë paguar 111,307. 40 euro, lekturimi 8,809.76 euro; dizajni 1,966.50 euro, kurse faqosja 427.50 euro.

ASHAK për fotografim ka dhënë 2,394. 00 euro, kurse botimi final i Enciklopedisë i ka kushtuar ASHAK ut 40,760. 00 euro.

Për punëtoritë; mëditje janë paguar 29,744. 36 euro, për akomodim ASHAK ka paguar me 28,010.00 euro, për dreka zyrtare 2,716.70 euro, kurse për transport 2,650. 00 euro.

Botimi i fjalësit të zërave ka kushtuar 400.00, ndërsa shpenzime tjera të paspecifikuara për fjalorin nga akademia janë harxhuar 2,526.13 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), të Kosovës ka bërë…