Ky është moti për këtë javë

18 dhjetor 2017 | 09:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të kësaj jave do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Sipas IHMK-së, nga dita e mërkurë e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil , me intervale të gjata me diell, por të ftohtë.

“Kjo si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare. Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, bën të ditur ky institut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të udhëtojë për në Bruksel,…