Ky është numri i fanellës së Coutinhos te Barça

08 janar 2018 | 17:20

Është zbuluar numri i fanellës së Coutinhos te Barcelona dhe është një numër me një rëndësi të madhe në “Nou Camp”.

Brazilianit i është dorëzuar numri 14 pas konfirmimit të transferimit të tij me vlerë 160 milionë euro nga Liverpool te Barcelona. Numri është lënë i lirë nga një tjetër ish i Liverpool, Javier Mascherano, i cili do të largohet nga Spanja për të vazhduar karrierën e tij në Kinë.

Por nuk është Mascherano ai që ka bërë të famshme fanellën me numrin 14, por legjenda e shuar tashmë Johan Cruyff, i cili ka lënë gjurmë si askush tjetër si lojtar dhe trajner te klubi katalanas. Gjatë prezantimit të tij te Barcelona, Coutinho është shprehur: “Jam shumë i lumtur. Siç kam thënë se është një ëndërr. Falë shumë njerëzve, në radhë të parë Zotit, prindërit e mi dhe familja që më ka qëndruar pranë në çdo moment.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka hequr dorë kurrë nga ëndrra për t’u shndërruar…