Ky është personi i arrestuar në Malishevë, ishte në kërkim nga INTERPOL

12 janar 2026 | 21:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas Kosovar që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se i arrestuari është Elmi Thaçi nga Malisheva.

Ndërsa në njoftimin e Policisë thuhet se ai ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, “për tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i lartcekuri dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat përkatëse ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot, një person të dyshuar…